Vendosni fjalën kyçe....

“Rezervat e gazit të Turqisë në Detin e Zi arrijnë në 1 trilion dollarë” – Erdogan


Presidenti i Turqisë ka njoftuar zbulimin e 58 miliardë metrave kub gaz natyror në Detin e Zi.

“Anija jonë shpuese ‘Fatih’ ka eksploruar 58 miliardë metra kub rezerva të gazit natyror, 3,023 metra nën det, në bllokun Caycuma 1.” – tha Erdogan pas një takimi të kabinetit të hënën në kompleksin presidencial në Ankara.

Duke theksuar se rezerva e gazit natyror të Turqisë në Detin e Zi arrin në 710 miliardë metra kub me një vlerë tregu prej 1 trilion dollarësh, Erdogan tha se qëllimi përfundimtar i vendit është të shpallë pavarësinë e energjisë nga nafta e huaj dhe gazi natyror sa më shpejt të jetë e mundur.

“Me zbulimin tonë të ri në Caycuma-1, rezerva jonë e gazit në Detin e Zi është rritur me 170 miliardë metra kub në 710 miliardë metra kub.” – tha ai.

“Ekplorimi ynë i ri do hapë rrugën për eksplorime të ngjashme në fusha të tjera gjeologjike pranë rajonit. Ne do të nisim shpime të reja sa më shpejt të jetë e mundur.” – shtoi Erdogan.

Turqia ka qenë gjithashtu duke eksploruar për burime hidrokarbure në detin Mesdhe.