Vendosni fjalën kyçe....

AKU bllokon suplementin që përdorej kundër rënies së flokëve, përmban pluhur qelqi


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë thirrje për ndalimin e përdorimit të suplementit që përdoret për ndalimin e rënies së flokëve.

Sipas njoftimit produkti DU ANCAPS EXPERT 30 CAPS me numër loti 2K1MC përmban pluhur qelqi.

AKU bën thirrje që kushdo që e ka blerë këtë produkt të mos e përdorë dhe ta kthejë në subjektin që e ka blerë.

“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Alertimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë), pas analizave laboratorike të kryera nga Gjermania është konstatuar prani e trupave të huaj, pluhur qelqi, në produktin DU ANACAPS EXPERT 30 CAPS, suplemente ushqimore me Nr.Loti 2K1MC.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit që tregtojnë këto suplemente ushqimore, për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje konsumatorëve që e kanë blerë këtë produkt të mos e konsumaojnë por ta kthejnë pranë subjektit ku e kanë blerë”-shkruan AKU.