Deputeti Erion Braçe ka reaguar pas deklaratës së Ministres së Bujqësisë, Frida Krifca për problematikën me shitjen e ullinjve dhe vajit të ullirit.
Krifca tha sot pas mbledhjes së qeverisë se ulliri është mbjellë pa një strategji të qartë prandaj ka mbiprodhim.
“Janë rreth 10 milionë rrënjë në të gjithë vendin, të mbjella pa një strategji të qartë dhe kjo sjellë më pas dhe një mbiprodhim”, tha ajo.
Ndërkohë Braçe e cilëson tmerr që bëhet fajtor bujku që mbjell dhe prodhon. Deputeti ndërkohë thotë se në zinxhirët e grumbullimit të ndërtuar me paratë e shteti nuk ka asnjë që po e grumbullon ullirin.
“Për ULLIRIN; Deri dje kishim hall mungesën e prodhimit; dy vite më radhë kemi hall prodhimin; Tmerr të bësh fajtor bujkun që mbjell, shërben, shpenzon, prodhon, tmerr! Ndërkohë, më tregoni një grumbullues që magazinën e ndërtuar me paratë e shtetit, po grumbullon ulli!”-shkruan Braçe.