Vendosni fjalën kyçe....

Fatmir Mediu për situatën në Kosovë: “Ç’duhet të ndodhë më shumë që të mblidhet Këshilli i Sigurisë?”


Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka reaguar lidhur tensionet në Kosovë dhe ka kritikuar qëndrimin e mbajtur deri më tani nga qeveria shqiptare.

Sipas tij, vendosja e mbi 5000 trupave Serbe në kufi me Kosovën me gjithë mjetet luftarake është qartësisht agresion ushtarak, dhe kërkon që të mblidhet Këshilli i Sigurisë.

“Të thirret sa më parë Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Shqipëria nuk mund të mbaj këtë pozicion të papranueshëm në lidhje me situatën në Kosovë:

Vendosja e mbi 5000 trupave Serbe në kufi me Kosovën me gjthë mjetet luftarake është qartësisht agresioni ushtarak, është e njëjta sjellje si e Rusisë me Ukrainën.

Çfarë duhet të ndodh më që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Presidenti pavarësisht se Këshill ka kohë që ka dalë nga funksioni i tij Kushtetues duhet ta thërras urgjent atë dhe të përcaktojë detyrimet e qeverisë, shërbimeve inteligjente dhe atyre diplomatike për këtë situatë

Çfarë duhet të presi Kryeministri, që ta shtrojmë këtë çështje dhe situatë urgjentisht në NATO?

Konsultimi dhe kordinimi me vëndet e tjera të NATOS në ballkan është domosdoshmëri, sepse jo vetëm situata në Kosovë, por dhe ajo në BiH, në Malin e Zi dhe shpenzimet ushtarake të Serbisë me mbëahtetjen e Rusisë dhe Kinës, janë tashmë një shqetësim real për vendet e Ballkanit, por dhe për aleatët tanë.”- bën thirrje Mediu.

Po ashtu kreu i PR-së bën thirrje që në bashkëpunim me SHBA dhe vëndet e tjera partnere duhet kjo çështje të shtrohet në Këshillin e Sigurimit të OKB.

“Në bashkëpunim me SHBA dhe vëndet e tjera partnere duhet kjo çështje të shtrohet në Këshillin e Sigurisë së OKB.

Serbia dhe Vuçiç po ndjekin qartësisht udhëzimet e Rusisë dhe Putinit për të realizuar qëllimet e tyre në Ballkan si dhe për të krijuar një konflikt në rajon, pjesë e strategjisë të deklaruar të Rusisë.”– shtoi ai.