Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: 14 Maji një test shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe opozitën


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, e konsideron një test të rëndësishëm për demokracionë 14 Majin, ditën e zgjedhjeve për pushtetin lokal.
Ai beson fort në suksesin e opozitës në këto votime.

“14 Maji do të jetë një test shumë i rëndësishëm për demokracinë tonë dhe për opozitën. Opozita në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët shqiptarë do të arrijnë një sukses të padiskutueshëm në zgjedhjet e 14 Majit.”- shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale, krahas një videoje të shkurtër të shkëputur nga një intervistë ku ai flet për zgjedhjet lokale.

“Në Tiranë emri ynë do të jetë Belind Këlliçi dhe ai do të votohet masivisht. Në Durrës do të jetë Igli Cara, edhe ai do të votohet masivisht. Në Elbasan Luçiano Boçi, dhe ai do të votohet masivisht. Janë tre personalitete që unë i kam quajtur supërkandidatë për modelin e ri qytetar, të bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes, që ata do të sjellin për komunitetin.”– thotë Meta në këtë video.