Vendosni fjalën kyçe....

“Jetën e japim, Mitrovicën jo” – Protestë para ambasadës serbe në Tiranë


“Hiqni duart nga Kosova”– është një nga thirrjet e dhjetëra qytetarëve e aktivistëve të cilët kanë dalë duke protestuar sot para ambasadës së Serbisë në Tiranë, lidhur me tensionet në Veri të Kosovës.

Protestuesit nga Kosova dhe Shqipëria kanë dalë me veshje popullor dhe flamurin shqiptar dhe e nisën protestën e tyre me himnin e flamurit. Po ashtu ka patur protestues edhe nga Maqedonia e Veriut.

Tubimi është organizuar nga shoqëria civile me pankarta të ndryshme në duar ndërsa nuk munguan as mesazhet përmes mikrofonit.

Protestuesit i kanë bërë thirrje Serbisë të ndërpresë fushatën kundër Kosovës.

“Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim.”– ishte një tjetër thirrje e tyre.