Vendosni fjalën kyçe....

Manja pyetet nga gazetarët për Ervis Martinajn: Për këtë pyesni kolegun tim, Bledi Çuçin


Në një konferencë për mediet, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pyetur nga gazetarët në lidhje me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, në banesën e të cilit pasi kontrolle nga policia.

Një nga gazetarët e pyeti Manjën nëse kanë frikë qeveria dhe policia nga “hija” e Martinajtt.

Ministri nuk iu përgjigj pyetjes, duke thënë se ministri përgjegjës për këtë është ai i Brendshëm Bledi Çuçi.

“Ti ju drejtove ish-prokurorit Ulsi Manja, por në fakt unë dua ta nis te fillimi i pyetjes. Unë jam ministër i Brejtësisë dhe besoj në ndarjen e pushteteve. Me këtë çështje duhet të merren agjencitë ligjzbatuese. Po merret prokuroria dhe policia e shtetit. Sigurisht që edhe për policinë ka një ministër përgjegjës që është kolegu im Çuçi.”- deklaroi ai.