Vendosni fjalën kyçe....

Mirela Kumbaro: 7.2 milionë turistë kanë mbërritur në Shqipëri deri në nëntor


Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro thotë se deri në muajin nëntor 7.2 milionë turistë të huaj e kanë vizituar vendin tonë, që sipas saj tregon për një vit të sukseshëm në sektorin e turizmit.

Ajo gjithashtu njoftoi se Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të marrë përsipër dy bashkitë bregdetare Vlorë dhe Rrogozhinë për pastrimin e plazheve gjatë sezonit turistik veror.

“Ka mbaruar gjithë procesi i aplikimit për stacionet e plazhit dhe bëhemi gati për atë që do të jetë një vit edhe më i suksesshëm turistik.

Po të kemi parasysh vitin 2022, deri në muajin nëntor shënoi 7.2 milionë turistë të huaj dhe vazhdojnë të rriten. Rreth 5.2 milionë pasagjerë që kanë tranzitor nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit. Këto vetëm për t’ju dhënë një ide se sa janë rritur shifrat. Me këtë vendim të sotëm, nga 4 bashki që ishin në 2022, Sarandë, Himarë, Durrës dhe Kavajë, në 2023 Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të marrë parasysh që të shtojë edhe bregdetin e bashkisë Vlorë dhe Rrogozhinë, duke shkuar në 6 bashki vijat bregdetare më të gjata.”– u shpreh Kumbaro.