Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshime në Ministrinë e Energjisë, largohet zëvendësministri


Qeveria ka bërë disa ndryshime në rang zëvendësministrash ditën e sotme.

Gjergji Simaku është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, ndërsa në vend të tij është emëruar Endrit Molla.

Vendimi:

Lirim nga detyra

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Gjergji Simaku, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Emërim në detyrë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Endrit Molla emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.