Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Kurtit: Nëse KFOR-i s’i heq barrikadat në veri, e bëjmë ne


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se institucionet e vendit do i heqin barrikadat në veri të vendit, nëse KFOR nuk e bën diçka të tillë.

Ai e bëri deklaratën në një intervistë për median boshnjake ‘istraga.ba’ ku theksoi se ka ardhur koha që KFOR-i ta tregojë veten lidhur me çështjen në fjalë.

“E di se kjo s’mund të zgjasë shumë. Do kemi një takim me KFOR-in për të sqaruar gjithçka. Dhe nëse KFOR-i s’është në gjendje t’i heqë barrikadat, ose për arsye të panjohura për mua, nuk do t’i heqë, atëherë ne do ta bëjmë këtë.” – tha Kurti duke shtuar se barrikadat kryesisht bllokojnë serbët në veri dhe se janë shkelje e rendit kushtetues e ligjeve të Kosovës.