Vendosni fjalën kyçe....

Shtohen dy barrikada të reja në veri të Kosovës


Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të vendit janë vendosur edhe dy barrikada të tjera duke penguar edhe më shumë lëvizjen e lirë të qytetarëve. Barrikadat janë vënë duke parguar mjete të tonazhit në rëndë në rrugë.

“Në veri të vendit, gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Referuar informacioneve zyrtare, janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda”, tha Policia e Kosovës.

Barrikadat janë vendosur në Mitrovicë të Veriut pranë kryqëzimit të Shkollës Teknike, në Lagjen e Boshnjakëve, thuhet më tej në njoftimin e policisë, përcjell Lajmi.

Bllokimi i rrugës në fjalë pengon lëvizjen nga Mitrovica e Veriut në atë të Jugut. Ndërsa barrikada tjetër e vendosur te Kërshi i Dudës pengon lëvizjen nga Mitrovica e Jugut drejt Rudarës në Zveçan.

Barrikadat në Kosovë janë vënë prej 18 ditësh pas tensioneve në veri pas arrestimit të ish-efektivit të Policisë së Kosovës Dejan Pantiç, i cili dyshohet për sulmet në veri më 6 dhjetor ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Tensioni i rritur çoi në shtyrjen e zgjedhjeve të parashikuara për në dhjetor që do mbahen në prill 2023. Kurti e Osmani i kanë cilësuar sulmet e barrikadat sit ë organizuara nga Serbia që është bashkërenduar me bandat kriminale për të krijuar tensione në veri të Kosovës e rajon.