Të paktën 28 njerëz kanë vdekur në shtetin perëndimor të Nju Jorkut, shumica e tyre në Buffalo, pasi një stuhi dimërore përbindësh vazhdon të godasë Amerikën e Veriut.
Siç shkruan BBC, disa njerëz ishin bllokuar në makina për më shumë se dy ditë gjatë asaj që ishte “ndoshta” stuhia më e keqe e jetës së tyre.
Deri në nëntë 23 cm të tjera borë priten të martën në disa pjesë të shtetit, paralajmërojnë meteorologët.
Stuhia që shtrihet nga Kanadaja në Meksikë – ka vrarë 56 njerëz në total.
Presidenti amerikan Joe Biden shpalli gjendjen emergjente që lejon mbështetjen federale për shtetin e Nju Jorkut. “Zemra ime është me ata që humbën të dashurit këtë fundjavë festive.”- shkroi ai në Twitter.
Guvernatorja e shtetit Kathy Hochul, e përshkroi stuhinë si “stuhinë e shekullit“.
“Është si të shkosh në një zonë lufte dhe automjetet përgjatë anëve të rrugëve janë tronditëse.”
Ajo shtoi se shumë automjete të urgjencës nuk kishin arritur të arrinin në zonat më të goditura ose kishin ngecur në dëborë vetë.
Një familjeje me fëmijë të vegjël – nga dy deri në gjashtë vjeç – iu desh të priste 11 orë përpara se të shpëtohej në orët e para të ditës së Krishtlindjes.
“Unë në thelb isha thjesht i pashpresë.”– tha babai, Zila Santiago, për CBS News. Ai tha se ia doli të qëndronte ngrohtë duke mbajtur motorin në punë dhe duke luajtur lojëra me fëmijët.
Ndërkohë Ditjak Ilunga nga Gaithersburg (në Maryland) tha për CBS News se ishte duke shkuar për të vizituar të afërmit në Hamilton (në Ontario), me vajzat e tij kur makina e tyre u bllokua në Buffalo.
Pasi kaloi orë të tëra me motorin ndezur, ai bëri zgjedhjen e dëshpëruar për të rrezikuar duke dalë nga makina, për të arritur në një strehë aty pranë në këmbë.
Ai mbante në shpinë Fatin 6-vjeçar, ndërsa Cindy 16-vjeçare shtrëngonte qenushin e tyre dhe ecte në borë pranë tyre.
“Nëse qëndroj në këtë makinë, do të vdes këtu me fëmijët e mi.”– kujton zoti Ilunga. Ai tha se qau kur familja kaloi nëpër dyert e strehës. “Është diçka që nuk do ta harroj kurrë në jetën time.”- tha ai.