Në një konferencë për mediet, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u pyet nga gazetarët nëse lidhur me sulmet e fundit ndaj dy bankave të nivelit të dytë në vendin tonë
Ndërsa përgjigjej se sa të sigurta janë sistemet bankare, Peleshi theksoi se nuk ka siguri 100% asnjë institucion, qoftë ky publik apo privat.
“Nuk është ministria përgjegjëse por s’dua t’i iki pyetjes, konfirmoj e mund të them atë që dihet që nuk ka siguri 100% askush, asnjë institucion, qoftë ky publik apo privat.
Garanci e mure 100 % të sigurta nuk ka. Por e keqja nuk vjen vetëm për keq, por dhe për mirë dhe operatorët privatë duhen ndërgjegjësuar.
Sulmet kibernetike kanë sukses për shkak të faktorit njeri, nëse jemi më të vëmendshëm për çfarë duhet hapur e jo në email tona, të jemi më të sigurt. Ministri i Mbrojtjes është pjesë e komitetit të mbrojtjes kibernetike e ne trajtojmë cdo rast sulm që janë të përditshme nuk është se ndodhin shumë rrallë. Ato që janë më problematike marrin dhe më shumë vëmendje nga publiku janë trajtuar të gjitha rastet e kohët e fundit.
Jemi të gjithë të ekspozuar jo vetëm sistemet qeveritare por dhe ato private. Nuk përjashtohet asnjë operator privat apo publik ndaj ekspozimit ndaj këtyre sulmeve duhet të investohet më tepër dhe nga operatorët privat duke kuptuar që ky është një domein i të sotmes.”– deklaroi Peleshi.