Deputeti i Partisë Demokratike, Gazement Bardhi ka komentuar drekën që bashkëoi ata me Berishën në një drekë festive.
Bardhi thotë se dreka ishte organizuar nga Xhelal Mziu me rastin e festave të fundvitit.
Sipas tij dreka nuk kishte asnjë mesazh për politik dhe nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri.
“Keqpërdorimi për qëllime politike i një dreke miqësore të organizuar nga kolegu Xhelal Mziu me rastin e festave të fundviti është akt dëshpërimi. Në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk zgjedhin dot njëri tjetrin. Ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik! Faleminderit kolegut Mziu për ftesën dhe Gëzuar Festat!”-shkruan Bardhi.