Gjigandi amerikan i energjisë ExxonMobil po padit Bashkimin Evropian në një përpjekje për të detyruar bllokun të heqë taksën e re të papritur mbi kompanitë e naftës.
Një taksë e papritur u vendos për kompanitë që përfituan nga diçka për të cilën nuk ishin përgjegjëse.
Firmat nga burimet energjetike po marrin shumë më tepër para për naftën dhe gazin e tyre, pjesërisht për shkak të shqetësimeve të furnizimit si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës, raporton BBC.
Por Exxon akuzon Brukselin për tejkalim të autoritetit të tij ligjor, duke e quajtur masën “kundërproduktive”.
ExxonMobil raportoi një fitim tremujor prej gati 20 miliardë dollarë në tetor.
Në shtator, shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi planin që kompanitë kryesore të naftës, gazit dhe qymyrit të paguajnë një “kontribut krize” për fitimet e tyre të rritura në vitin 2022.
Taksa prej 33% u vendos pasi fitimet ishin mbi 20% më të larta se mesatarja e tre viteve të mëparshme.
Por Exxon argumenton se taksa dekurajon investimet dhe minon besimin e investitorëve, në një sfidë të paraqitur në Gjykatën e Përgjithshme të BE-së me qendër në Luksemburg.
“Nëse ne investojmë këtu varet kryesisht nga sa tërheqëse dhe konkurruese do të jetë Evropa globalisht,” tha zëdhënësi i Exxon, Kejsi Norton për agjencinë e lajmeve Reuters.