Vendosni fjalën kyçe....

“Korrupsioni e shkatërroi vendin, ai në nivele të larta s’bëhej nga administrata ime” – Ish-presidenti i Afganistanit


Hamid Karzai, i vetmi president afgan që nga pushtimi i vendit nga ushtria amerikane në vitin 2001, ka pranuar fajin e tij për korrupsionin që ka pllakosur vendin për dy dekadat e fundit, por argumentoi se një fuqi e jashtme luajti një rol shumë më të madh sesa ai vetë. Duke folur për Washington Post të hënën, ai fajësoi SHBA-në për fatin e vendit të tij.

Karzai mori ‘përgjegjësinë e plotë për korrupsionin dhe ryshfetet në ofrimin e shërbimeve’, tha ai për gazetën.

“Por kontratat e mëdha, korrupsioni i madh, në qindra miliona dollarë, ishte diçka që dilte përtej nesh.” – tha ish-lideri i Afganistanit duke shtuar se administrate amerikane ishte e përfshirë në të.

Karzai, i cili shërbeu si President i Afganistanit për më shumë se një dekadë nga viti 2002 deri në 2014, foli me një korrespondent nga gazeta me bazë në SHBA, Washington Post, për jetën e tij në Kabul në mes të regjimit taleban, ku theksoi se merrte ‘përgjegjësinë e plotë për korrupsioni dhe ryshfetet në ofrimin e shërbimeve. Por kontratat e mëdha, korrupsioni i madh, në qindra miliona dollarë ishin qartësisht një çështje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës’.

Sipas Washington Post, ish-presidenti jeton në Kabul, ku po vëzhgohet nga afër nga talibanët që nuk e lënë të largohet nga kryeqyteti afgan. Karzai ishte lideri i parë i vendit pasi SHBA përmbysi qeverinë talebane në 2001 pas operacionit të tyre ushtarak në përgjigje të sulmeve të 11 shtatorit në SHBA.

Karzai fajësoi SHBA-në për fatin e Afganistanit duke thënë se lufta në Afganistan ‘nuk ishte lufta jonë’. “Unë nuk isha partner i Shteteve të Bashkuara në atë luftë kundër fshatrave dhe shtëpive afgane. Kam ndryshuar që nga momenti kur kuptova se kjo luftë që bëhet në emër të mposhtjes së terrorizmit është në fakt një luftë kundër popullit afgan.”

“Unë i quajta talebanët ‘vëllezër’ për këtë arsye,” shpjegoi ai, shkruan Republicëorld. Karzai, megjithatë, tha se ai kishte marrë vendimin e duhur për të qëndruar në vend edhe pas marrjes së pushtetit nga Talibanët në gusht 2021.

“Nuk isha i sigurt për sigurinë time pasi talebanët erdhën në pushtet. Por nuk do isha larguar dhe nuk do largohesha kurrë. Ky është vendi im”, tha ish-udhëheqësi afgan vitin e kaluar. Ëashington Post raportoi se talebanët e shohin Karzain si kundërshtarin e tyre pasi ai ishte ‘individi i parë që punoi me amerikanët për pushtimin e Afganistanit’.

Karzai gjithashtu fajësoi pasardhësin e tij më të fundit për kthimin e talebanëve në pushtet pas largimit të nxituar të administratës Biden nga vendi në shtator 2021.

“Shteti nuk do ishte shembur nëse Presidenti Ashraf Ghani nuk do kishte ikur”, argumentoi ai.

“Largimi i Ghani çoi në kolaps të plotë.”

Karzai kaloi 13 vjet duke drejtuar Afganistanin e pushtuar. Në kohën kur ai u largua nga posti i tij në vitin 2014, qeveria e tij ishte bërë sinonim i korrupsionit, nepotizmit dhe grabitjes së aseteve shtetërore.