Ish-efektivi i policisë së Kosovës Dejan Pantiç është liruar nga burgu. Radio Evropa e Lirë citon avokatin e tij, Nebojsha Vllaiç, i cili ka konfirmuar se klientit të tij i është ndryshuar masa e sigurisë duke e lënë në arrest shtëpie.
Pantiç u arrestua më 10 dhjetor pasi akuzohet nga autoritetet e Kosovës për sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkruan Koha.
Pas arrestimit të tij, serbët nisën vendosjen e barrikadave në veri të vendit duke çuar në bllokimin e lëvizjes drejt dy pikave kufitare, Jarinjë e Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë.