Manchester City ka arritur të fitojë ndaj Leeds United, në javën e 17-të në Premierligë.
Miqtë kaluan në epërsi tek në sekondat e fundit të pjesës së parë me Rodrin.
Epërsia u dyfishua nga Erling Haaland në minutën e 51-të, i cili u asistua nga Grealish.
Nëpërmjet kombinimit të këtyre dy lojtarëve u shënua edhe goli i tretë në minutën 64-të nga norvegjezi.
Vendasit e shënuan golin e nderit në minutën e 73-të nëpërmjet Struijk.
Me këtë fitore, Man City shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e dytë, pesë më pak se Arsenali kryesues.
Ndërsa Leeds gjendet në vendin e 15-të me 15 pikë të grumbulluara