Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me tensionet në Veri të Kosovës.
Në një postim në Tëitter, Xhaçka shkruan se ushtria serbe nuk do hyjë në Kosovë dhe as ushtria kosovare nuk do hyjë në një konflikt të armatosur.
Ajo shtoi se kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë. Xhaçka thotë se u bën thirrje të dy liderëve të Serbisë dhe të Kosovës të ulen të dialogojnë.
“As ushtria serbe nuk do të hyjë në ‘Kosovë’, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në konflikt të armatosur! E gjitha ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë fare me interesin e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë.
Serbia duhet të ndalojë së përkrahuri me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura ‘Kosova&Metohija’ ka ikur. Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët.
Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë ‘dënuar’ për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët.
Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe i bëjmë thirrje BE-së dhe SHBA-së që të këmbëngulin në të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë mjerisht.”- shkroi ajo.
4/4 We call upon both leaders to sit down and talk and we call upon EU/US to insist on it.Anything else other than dialogue is doomed to fail. Miserably.
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) December 28, 2022