Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku: Lutuni për paraardhësin tim Papa Benediktin XVI, është shumë i sëmurë


Papa Françesku ka njoftuar se paraardhësi i tij në këtë detyrë, ish-Papa Benedikti XVI është shumë i sëmurë dhe u ka kërkuar pelegrinëve në Vatikan që të luten për të.

Në vitin 2013, Benedikti u bë udhëheqësi i parë i Kishës Katolike që u dorëhoq nga detyra në 600 vjet.

Papa Franccesku në fund të fjalimit të tij të fundvitit, ai u kërkoi njerëzve të “bënin një lutje të veçantë për Papa Emeritus Benedikt”.

Vatikani më pas tha se shëndeti i ish-Papës ishte përkeqësuar orët e fundit.

“Situata për momentin mbetet nën kontroll, e ndjekur vazhdimisht nga mjekët.”- tha zëdhënësi Matteo Bruni sipas BBC-së.

Papa Françesku po i drejtohej një auditori të përgjithshëm në sallën Pali VI të Vatikanit, kur ngriti sytë nga një copë letër dhe foli për shëndetin e Benediktit.

Më pas ai shkoi për ta vizituar në manastirin Mater Ecclesiae, ku Benedikti ka jetuar që kur ai dha dorëheqjen. Në fillim të këtij muaji Françesku zbuloi se e vizitonte shpesh paraardhësin e tij.