Vendosni fjalën kyçe....

TikTok ndalohet për ligjvënësit amerikanë – Media


Administratorët në Kongresin amerikan dërguan një email të martën duke udhëzuar të gjithë ligjvënësit dhe stafin që të çinstalonin aplikacionin TikTok nga çdo telefon zyrtar, duke e quajtur atë një rrezik sigurie.

TikTok është ndaluar në pajisjet e qeverisë amerikane si pjesë e një fature shpenzimi prej 1.7 trilion dollarësh të miratuar javën e kaluar.

“Zyra e Sigurisë Kibernetike e ka konsideruar aplikacionin celular TikTok si një rrezik të lartë për përdoruesit për shkak të një sërë rreziqesh sigurie”, thuhet në emailin nga Komisioni për Administrimin e Kongresit.

Sipas emailit, stafi duhet ta heqë aplikacionin nga çdo pajisje e lëshuar nga Kongresi dhe ndalohet ta riinstalojnë atë. Ndryshimi vjen pasi Kongresi i 117-të përfundoi punën e tij dhe u shpërbë. Kongresi i 118-të është planifikuar të betohet të martën e ardhshme.

Ndër gjërat e fundit që bënë ligjvënësit amerikanë në vitin 2022 ishte miratimi i projektligjit të shpenzimeve ‘omnibus’, i cili përfshinte ndalimin e instalimit të TikTok në çdo pajisje qeveritare.

Disa ligjvënës donin të shkonin edhe më tej dhe të ndalonin fare aplikacionin në SHBA. Senatori Marco Rubio dhe Kongresmeni Mike Gallagher, republikanë të Floridës e Wisconsin përkatësisht, prezantuan një projektligj, duke e përshkruar TikTok si një mënyrë për qeverinë kineze për të spiunuar amerikanët. Një zëdhënës i kompanisë e përshkroi atë si ‘një ndalim të motivuar politikisht që nuk do bëjë asgjë për të çuar përpara sigurinë kombëtare të SHBA-së’.

Një javë pasi Rubio dhe Gallagher propozuan ndalimin e tyre, kompania mëmë e TikTok, ByteDance, pranoi se katër punonjës kishin përdorur aplikacionin për të spiunuar dy amerikanë, gazetarë në Financial Times dhe BuzzFeed Neës. Një ekzekutiv me bazë në SHBA dhe një ekzekutiv kinez humbën punën si rezultat i kësaj.

Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Cheë tha se ai ishte ‘i zhgënjyer’ nga punonjësit dhe se kompania e merr sigurinë e të dhënave ‘tepër seriozisht’.

TikTok është versioni ndërkombëtar i Douyin, një platformë kineze e mediave sociale që lejon përdoruesit të ngarkojnë video të shkurtra. Të dy kanë të njëjtën ndërfaqe për përdoruesit, por nuk kanë qasje në përmbajtjen e njëri-tjetrit. ByteDance thotë se TikTok ka mbi 1.5 miliardë llogari, të paktën një miliard prej të cilave janë përdorues aktivë mujorë.