Vendosni fjalën kyçe....

‘Betejë’ mes bashkive, Tërmet Peçi ‘arreston’ punonjësit e ndërtimit të ujësjellësit të Memaliajt


Pesë punëtorë të kompanisë ISEC sh.p.k që merret me ndërtimin e një segmenti të ujësjellësit të Memaliajt u ndaluan sot nga policia, pasi sipas denoncimit të Zyrës Urbanistike Tepelenë, kanë shkelur 200 metra në territor të Tepelenës.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur sot kur dy furgona policie nga Tepelena kanë shoqëruar në komisariat pesë punëtorët e kompanisë me arsyetimin se nuk kanë leje ndërtimi nga Bashkia Tepelenë për 200 metra kanal.

Zyra Urbanistike e Bashkisë Tepelenë e cila ka konstatuar shkeljen e kufirit ka lajmëruar policinë dhe punëtorët janë ende brenda në komisariat.

Nuk është e qartë nëse arrestimi ka të bëjë me ‘fyerjen’ e kryebashkiakut Tërmet Peçi nga shkelja e kufirit apo bëhet fjalë për ‘luftë’ ndaj Bashkisë Memaliaj.

Është rasti i parë që policia arreston punonjës të një kompanie që bën punë publike.