Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet hoteli në Shkodër ku u helmuan nënë e bir e kamarieri


Është mbyllur hoteli në Shkodër ku u helmuan nënë e bir si dhe kamarieri.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 ku 41-vjeçarja Alma Zeqiraj dhe i biri 14 vjeç, banues në Malësi të Madhe si dhe një nga kamarierët u helmuan nga uji që konsumuan në hotel ‘Chicago’ në qendër të qytetit të Shkodrës.

Tre të helmuarit u paraqitën në spitalin e Shkodrës për ndihmë ndërsa nënë e bir u dërguan për mjekim më të specializuar në Tiranë për shkak të gjendjes më të rëndë.

Lidhur me ngjarjen, ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Shkodër deklaroi se tre qytetarët e helmuar kishin konsumuar ujë të ambalazhuar. Sipas mjekëve të spitali të Shkodrës, tre qytetarët kishin djegie në ezofag e stomak.

Hoteli është mbyllur deri në përfundim të hetimeve ndërsa drejtorisë rajonale e AKU-së ka marrë mostra të ujit për t’i analizuar.