Vendosni fjalën kyçe....

Sa shumë u gëzua kur u grushtua Berisha në protestë, njihuni me zyrtaren që u kap sot me 58 kg kanabis në makinë (FOTO)


Erisa Fero është zyrtarja e AKSHI-t, e cila ditën e sotme u kap në Pogradec duke transportuar 58 kilogramë kanabis me makinën e saj.

Zyrtarja 28-vjeçare rezulton të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku eksozohet për jetën e natës, me party të shumta me shoqërinë, video nga plazhi, por gjithashtu nuk nguron të shfaqë hapur dhe preferencat e saj politike.

Kush ish-kryeministri Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga Gerti Shehu në protestën e 6 dhjetorit, ajo nuk e mbajti dot entuziazmin vetëm për vete por e ndau me të gjithë ndjekësit në TikTok.

“Nuk mund të ndaloj së shikuari kaq shumë herë.”- shkruan ajo ndërsa shpërndan me video momentin kur Berisha u godit.

@erisa.fero Can’t stop watching this so many times 😂#fyp #⚰️ #⚔️ #ding #viralvideo #tiktok #albania #sytxixa #albania #protesta #zgjedhje2023 #funny #goviral #amin #🙏 ♬ suono originale – Sergio De Palo

 

Kush është Erisa Fero?

Fero rezulton shefe kompjuterike në Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). 

Ajo ishte anëtare e Partisë Socialiste dhe pjesë e komisionit të numërimit të votave në vitin 2021. Në atë kohë ajo është kallëzuar në prokurori për manipulim të votave.

Këtë të enjte, ajo u kap me 58 kilogram kanabis në makinë.

Lënda narkotike raportohet se vinte nga zona Tirana, ku të implikuar kanë qenë persona nga Fushë-Kruja dhe Korça.

Fero shoqërohej nga Likmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja dhe me një 17-vjeçar me inicialet M.K.

Si reagoi AKSHI?

AKSHI ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare, pas arrestimit të punonjëses Erisa Fero që u kap me 58 kilogramë kanabis në makinë.

Institucioni thotë se ka deklaruar se ka nisur menjëherë procedurat e shkarkimit të Feros pas arrestimit të saj.

“Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit ‘Restart’, me arrrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.

Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit.”- thuhet në reagimin e AKSHI-t.