Vendosni fjalën kyçe....

Berisha u mbyll derën kandidatëve të Alibeajt: S’njoh praktikë tjetër jashtë Primareve


Kreu i PD-së Berisha ka pohuar sot se nuk njeh asnjë praktikë tjetër veç Primareve për caktimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 duke u mbyllur kështu derën kandidatëve të grupit të Alibeajt.

Deklarata e tij erdhi pas asaj të deputetit Mziu, sipas të cilit, 10 deri në 15 emra mund të rinegociohen

“Jashtë primareve nuk njoh praktike tjetër. Ne kemi përcaktime. Kam respekt për Mziun dhe çdo njeri tjetër, por jashtë primareve nuk njoh praktikë tjetër.” – tha Berisha.

Kryedemokrati tha më tej se PD-ja po qëndron e pamposhtur ndaj cilitdo e ndaj korrupsionit ndërkombëtar që po përdoret si mburojë për korrupsioni në Shqipëri.

“PD nuk po bën gjë tjetër veçse po qëndron e pamposhtur ndaj cilitdo, ndaj korrupsionit ndërkombëtar që përdoret si mburojë për korrupsionin shqiptar. PD është përgjegjësie për të luftuar korrupsionin në Shqipëri dhe po e bën atë. PD ka për detyrë të bëjë transparencën para shqiptarëve. Sa i përket ngrirjes dhe shtrirjes, këto janë çështje të të tjerëve. Ne jemi të hapur. Ne po zbatojmë normat dhe standardet më të avancuara të lirisë. Ne nuk pranojmë që t’i caktojë kush kryetarin opozitës. Problemet nuk zgjidhen as me manipulime, as me mashtrime. Zgjidhen vetë, në dritën e të vërtetës. Nëse janë të gatshëm jemi të hapur, nëse nuk janë të gatshëm jemi të qëndrojmë deri në fund.” – shtoi ai.