Vendosni fjalën kyçe....

“Dhëndër në PS”- Këlliçi i përgjigjet Veliajt: Partneren mua s’ma ka zgjedhur as partia, as ndonjë fondacion


Belind Këlliçi është zyrtarisht kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës dhe në zgjedhjet e 14 Majit do të përballet me Erion Veliajn.

Ky i fundit para pak kohësh e quajti Këlliçin “dhëndri ynë”, duke e thumbuar për lidhjen me vajzën e Artan Shkrelit. Ky i fundit një prej njerëzve më të afërt të Edi Ramës.

Gjatë një interviste në emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus” ai u ngacmua pikërisht për këtë gjë. Por Këlliçi

“Të pretendosh nga Erion Veliaj dashamirësi është si të pretendosh mirësi nga djalli. Kështu që dhëndrit të Ndraghetës dhe të mafias së plehrave, sigurisht as kam ndërmend fare as ti kthej përgjigje, asgjë.

Unë jam krenar për marrëdhënien që kam me Anën, 100 jetë të kisha do të isha prap me Anën dhe këtë nuk e luan topi. Dhe më vjen mirë që akuza e vetme që është ndaj meje është që kam dashuruar me zemër dhe që partneren time nuk ma ka zgjedhur as partia, as ndonjë fondacion si Sorosi apo ndonjë fondacion tjetër.

Kështu që nuk më shqetëson fare, përkundrazi më bën krenar që e vetmja akuzë që më lëshohet mua është që pse kam zgjedhur me zemër në jetë dhe pse nuk kam pyetur partneren time se çfarë bindje politike i ka babi apo mami, gjë që pak më intereson. Padyshim që do të çoj para drejtësisë Erion Veliajn, e padiskutueshme. 100%.”– u përgjigj Këlliçi.