Tre makina janë djegur në Vlorë në orët e para të mëngjesit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘24 Maji’ ndërsa mjetet e djegura janë në pronësi të Dino Sadikajt, Zamor Kormuzit e Ysni Ibrahimajt, shkruan Shqiptarja.
Në pamjet video duken dy persona që shkojnë drejt mjeteve dhe u vënë flakën ndërsa dyshohet se zjarrvënia e qëllimshme ka të bëjë me biznesmenin Zamir Kormuzi.