Familjarët e Saimir Sulës, i riu që ndërroi jetë në spitalin del Mar në Barcelonë, kanë protestuar përpara Gjykatës së Lartë të Barcelonës.
Ata kanë kërkuar hetim të rastit duke pretenduar se familjarit të tyre i ishte marrë zemra pas vdekjes dhe i iështë vënë një zemër tjetër.
Sipas motrës së viktimës, Majlinda Sula, prokurori në Prokurorinë e Tiranës që po heton çështjen e ka ngritur çështjen në nivel diplomatik pasi është anashkaluar prej muajsh nga autoritetet spanjolle, shkruan BW.
“Në Shqipëri, prokuroria i ka dërguar letërporosi Spanjës dhe Gjykata Hetimore 16 e Barcelonës nuk pranon të marrë në pyetje dëshmitarët e vdekjes në të cilën vdiq vëllai im më 9 maj. Gjyqtarja nuk pranon të bëjë analizën e ADN-së që tregon nëse kjo zemër është apo jo e vëllait tim. Kemi dy vite që kërkojmë analizën e ADN-së të këtij organi, që teorikisht i përket Saimirit.” – tha Majlinda Sula.
Sula shtoi më tej se nga mosveprimi i autoriteteve administrative e gjyqësore në Spanjë, prokuroria shqiptare ka qenë e detyruar të kërkojë ndërhyrjen e ambasadës spanjolle në Tiranë.
Majlinda Sula siguroi se ‘pas një viti, duke pasur një ankesë për trafik organesh, këta zotërinj na thonë se zemra është në një institut mjekësor në Barcelonë. Por kjo zemër është e 22 prillit, ndërsa vëllai im ka vdekur më 9 maj dhe se ky organ nuk mund të jetë e tij’.