Nick Cannon ka zgjeruar edhe një herë familjen e tij. Në një postim në “Instagram” të enjten, prezantuesi amerikan dhe Alyssa Scott kanë zbuluar se kishte ardhur në jetë më 14 dhjetor vajza e tyre, Halo Marie Cannon.
Vajza e e cila për Cannon është fëmija i 12-të, erdhi në jetë afërsisht një vit pas vdekjes së djalit të tyre Zen, i cili vdiq kur ishte vetëm 5 muajsh nga kanceri i trurit.
“14 dhjetor 2022. Jetët tona kanë ndryshuar përgjithmonë.”– shkroi Scott djke shtuar: “Zeni është në çdo frymëmarrje që marr. E di që shpirti i tij ishte me ne në dhomë atë mëngjes. Unë e di se ai po na shikon nga lart. Ai më tregon shenja çdo ditë. Unë do ta mbaj këtë kujtim përgjithmonë.”
Modelja shtoi: “Do të kujtoj tingullin e zërit të Nick-ut duke thënë ‘është një vajzë’ dhe pamjen e gjithçkaje që kemi kaluar në fytyrën e tij. Do ta kujtoj zhurmën e saj duke qarë me frymën e saj të parë dhe duke ndjerë rrahjet e zemrës së saj kundër të miave.”
View this post on Instagram
Scott kishte shpërndarë foto gjatë gjithë shtatzënisë së saj në rrjetet sociale.
Cannon është baba i shumë fëmijëve. Ai ka tre fëmijë me modelen Brittany Bell – djemtë Rise Messiah (10 javësh) dhe Golden Sagon (5 vjeç), dhe vajza Powerful Queen (2 vjeç).
Ai gjithashtu ka tre fëmijë me Abby De La Rosa – Beautiful Zeppelin (6 javë) dhe binjakët Zion dhe Zillion, 18 muajsh. Po ashtu ka dhe binjakët 11-vjeçarë Monroe dhe Maroccan me ish-bashkëshorten Mariah Carey.
Cannon është po ashtu baba i një djali Legendary Love (5 muajsh) që e ka me modelen Bre Tiesi dhe i vajzës Onyx Ice Cole (3 muajshe), që e ka me modelen LaNisha Cole.