Deputeti i Shkodrës Agron Çela është larguar nga Partia e Lirisë. Ai e ka konfirmuar këtë përmes një prononcimi për programin “5pyetjet”, por nuk ka treguar se kujt force politike do t’i bashkohet.
“Nga Partia e Lirisë jam shkëputur, por vendimet e reja do të merren më vonë.
Unë jam shumë korrekt, kam mbyllur një lëvizje me Partinë e Lirisë, po shikoj rrugë të tjera. Kam shumë oferta nga parti të tjera.”- është shprehur ai.
Kjo lëvizje vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Shumë medie raportojnë se ai do të bashkohet me Partinë Socialiste, pasi ka pasur një takim me kryeministrin Edi Rama.
Nëse kjo konkretizohet, PS-ja në Kuvend bëhet me 74 deputetë dhe koalicioni i majtë së bashku me PSD-në shkon në 78 deputetë.