Vendosni fjalën kyçe....

Rama njofton shpërblimet e fundvitit për pensionistët e personat me aftësi të kufizuara


Kryeministri Rama ka njoftuar shpërblimet e fundvitit për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar.

Sipas kreut të qeverisë pensionistët do marrë nga 8 mijë lekë të reja si shpërblim për festat e fundvitit.

Po kështu edhe personat me aftësi të kufizuara do kenë 8 mijë lekë të reja shpërblim.

Kryeministri shkruan gjithashtu se nga paketa e madhe e ndihmës qeveritare do përfitojnë rreth 1 milion qytetarë.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e faktit se 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000Lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe, ku do të kenë pjesën e tyre 1 milionë shqiptarë, që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja), për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Europën, ju uroj një ditë të mbarë. 8000Lekë (të reja) për çdo person me aftësi të kufizuar, do të lehtësojnë maksimalisht impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë të kësaj shtrese në muajt e mbetur të dimrit, ku falë edhe subvencionimit masiv të çmimit të energjisë që do të vazhdojë përgjatë vitit 2023, mburoja financiare e qeverisë për familjet shqiptare e bën shumë më të përballueshëm këtë dimër të vështirë ekonomik për mbarë Europën.”