Vendosni fjalën kyçe....

Ujëvarat e Niagarës/ Akulli i kthen ujërat ikonike në spektakël dimëror (FOTOT)


Copa akulli dhe gurë të mbuluar me borë mund të shihen në bazën e Ujëvarës së Niagarës pas një stuhie të madhe dimërore që përfshiu SHBA-në dhe Kanadanë.

Temperaturat në rënie gjatë periudhës së Krishtlindjeve i shndërruan ujëvarat në një spektakël dimëror për t’u parë.

Siç shkruan BBC, stuhia shkaktoi dëme të mëdha në të gjithë Amerikën e Veriut dhe la të paktën 39 njerëz të vdekur në shtetin e Nju Jorkut. Shumë nga viktimat ishin në qytetin e Buffalos, në jug të ujëvarës.

Stuhia solli mbi 1.2m borë në qytet, duke shkaktuar probleme të mëdha në trafik dhe duke lënë shumë familje pa energji elektrike.

Kaskadat e ujit mund të shihen ende duke bubulluar poshtë ujëvarave, të vendosura në kufirin SHBA-Kanada, pavarësisht nga zonat e ngrira.

Në vitin 2015, një alpinist kanadez në akull i mahniti vizitorët duke u ngjitur në një pjesë të ngrirë të grykës.