Vendosni fjalën kyçe....

Vatikani: Papa Benedikti i kthjellët, i qëndrueshëm, por gjendja shëndetësore mbete serioze


Papa Emeritus Benedikti XVI është i kthjellët, vigjilent dhe i qëndrueshëm, por gjendja e tij mbetet serioze, tha Vatikani të enjten, një ditë pasi zbuloi se shëndeti i 95-vjeçarit ishte përkeqësuar kohët e fundit.

Një deklaratë nga zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni tha se Papa Françesku kërkoi vazhdimin e lutjeve ‘për ta shoqëruar atë në këto orë të vështira’.

Të mërkurën, Françesku zbuloi se Benedikti ishte ‘shumë i sëmurë’ dhe shkoi ta takonte Benediktin në shtëpinë e tij në Vatikan, ku ai ka jetuar që nga dalja në pension në vitin 2013, duke shkaktuar frikën se ishte afër vdekjes.

Vatikani më vonë tha se shëndeti i Benediktit ishte përkeqësuar orët e fundit, por se gjendja ishte nën kontroll pasi mjekët e kontrolluan.

Benedikti në vitin 2013 u bë Papa i parë në 600 vjet që dha dorëheqjen dhe zgjodhi të jetonte pensionin e tij i izoluar në një manastir në Kopshtet e Vatikanit.

Bruni tha të enjten se Benedikti ‘arriti të pushojë e është absolutisht i kthjellët vigjilent edhe sot, ndërsa gjendja e tij mbetet e rëndë.