“Ëndërron të jetë si Enver Hoxha, por paksa i përzier me Zelenskyn”– kështu ka deklaruar sot presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë një konference për mediat për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Siç shkruajnë mediet serbe, Vuçiç sot në një konferencë për media është pyetur për deklaratat e shpeshta të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se dëshira e tij është që të realizohet programi nga Lidhja e Prizrenit.
E Vuçiç thotë se të gjitha planet dhe programet e Prishtinës janë të bazuara në Lidhjen e Prizrenit. Ndërsa Xhafer Deva dhe Enver Hoxha janë ideologët e tyre.
“Të gjitha planet dhe programet i kanë të bazuara te Lidhja e parë e Prizrenit nga vitit 1889, Lidhja e dytë e Prizrenit nga viti 1943, kur u themelua lëvizja e Ballit Kombëtar, pastaj Lidhja e tretë e Prizrenit që u bë në Nju Jork, e që shkaktoi dëmet më të mëdha.”- tha Vuçiç.
Ai shton se kjo është pikërisht ideologjia e tyre, duke dhënë si shembull Xhafer Devën, shtëpinë e të cilit Prishtina po e rinovon në pjesën jugore të Mitrovicës.
“Xhafer Deva, një burrë nga Mitrovica e Kosovës, një oficer i Abëehr-it, i cili fillimisht iu bashkua forcave pushtuese naziste dhe që më vonë ishte nën komandën gjermane ndërsa Gjermania mbante Shqipërinë, u bë ministër i tyre i Brendshëm. Kurti sot është duke rinovuar shtëpinë e tij në pjesën jugore të Mitrovicës.”– tha Vuçiç.
Ai e quan Xhafer Dervën një “kriminel nazist të dënuar ligjërisht”.
“Ju i ngrini një monument një krimineli nazist, mburreni se lëvizja balliste është e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja juaj nazizmin. Një horr që persekutoi jo vetëm serbët, por edhe hebrenjtë dhe gjithë të tjerët. I madhi Xhafer Deva.”– tha ai me ironi.
Vuçiç ka theksuar se është Deva ideologu i tyre, dhe se Kurti ëndërron të jetë si Enver Hoxha, i përzier me Zelenskin.
“Prandaj nuk e duron dot Ramën. Vetëm nëse mund të jetë një përzierje e Enver Hoxhës dhe pak Zelenskit. Kjo është arsyeja pse marrëzitë se ‘Vuçiç është Putini i vogël’ dhe siç e shihni, ai përsëri gënjeu.“- thotë ai.
Presidenti serb ka shtuar se vendit të tij nuk i intereson e gjithë kjo, por vetëm që populli serb të lihet i qetë.