Vendosni fjalën kyçe....

Banesës në Lushnjë i vihet tritol për herë të dytë brenda dy muajsh


Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë.

Lënda plasëse ka shpërthyer në afërsi të banesës së shtetases Resmije Turku në lagjen “18 Tetori”.

Nga shpërthimi janë dëmtuar dy automjetet e parkuara.

Rreth orës 18:30, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme  materiale në dy automjetet e parkuara.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”-njofton policia.