Vendosni fjalën kyçe....

Digjet paneli elektrik i pallatit, dërgohen në spital gruaja dhe i mituri


Një grua dhe një i mitur janë dërguar në spital mëngjesin e sotëm pasi kanë pasur problem me frymëmarrjen pas djegies së një paneli elektrik në një pallat.

Ngjarja ka ndodhur në ‘Rrugën e Elbasanit’ rreth orës tetë të mëngjesit ndërsa nuk dihet ende shkaqet e djegies së panelit.

Njoftimi

“Më datë 31.12.2022, rreth orën 07:50, në Rrugën e Elbasanit, në një pallat ka marrë flakë paneli elektrik i pallatit. Si pasojë kanë pasur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”