Vendosni fjalën kyçe....

Ligjvënësit e opozitës në Venezuelë shkarkojnë ish-drejtuesin Juan Gauido


Ligjvënësit e opozitës në Venezuelë kanë votuar për të shpërndarë ‘qeverinë e përkohshme” të formuar nën liderin e tyre të dikurshëm, Juan Guaido, një rival kryesor i Partisë Socialiste në pushtet dhe dikur i parapëlqyeri i SHBA-së për të marrë pushtetin.

Duke e zhvilluar votimin në Zoom, Asambleja Kombëtare e kontrolluar nga opozita lëvizi për të riorganizuar lëvizjen të premten, me 72 ligjvënës që votuan në favor të shpërndarjes së legjislaturës, përkundrejt 29 ligjvënësve që votuan kundër.

Mandati i Guaidos në krye të asamblesë, si dhe ‘presidenca e tij e përkohshme’ e shpallur në vitin 2019 me bekimin e SHBA-së, tani janë caktuar të përfundojnë më 5 janar.

“Venezuela ka nevojë për makineri të reja në këtë luftë,” tha ligjvënësi Juan Miguel Matheus i partisë opozitare ‘Drejtësia e Parë’ pas votimit, duke shtuar se qëndrimi i Guaidos si udhëheqës i përkohshëm ‘ishte diçka që supozohej të ishte e përkohshme, por u bë diçka e përhershme’.

Guaido dhe mbështetësit e tij, ndërkohë, kanë argumentuar se shpërbërja e qeverisë së përkohshme mund të shënojë rënien e çdo lëvizjeje të bashkuar opozitare, duke këmbëngulur se kjo vetëm do forcojë fuqinë dhe ndikimin e Maduros, i cili është konsideruar një udhëheqës i paligjshëm nga Uashingtoni e aleatët.

“Kjo nuk ka të bëjë me mbrojtjen e Guaidos. Këtu bëhet fjalë për të mos humbur mjetet e rëndësishme që kemi në këtë luftë”, tha Guaido.

Shkundja në lidershipin e opozitës pason disa vite përpjekjesh të dështuara për të rrëzuar presudentin Nicolas Maduro nga pushteti, duke përfshirë një seri protestash në rrugë dhe një përpjekje të drejtpërdrejtë për grusht shteti në vitin 2019.

Ndërsa Guaido dhe liderët e tjerë të opozitës nuk arritën të frymëzojnë dezertime masive midis forcave të sigurisë siç shpresohej, puçi fatkeq gëzoi mbështetje të hapur nga vendet perëndimore.

Përveç eliminimit të qeverisë së përkohshme, asambleja tha se do të krijojë një komitet të ri për të mbikëqyrur asetet shtetërore që ajo ende kontrollon, e cila përfshin një sasi shufrash ari të ruajtura në Bankën e Anglisë.

Asambleja Kombëtare do formojë gjithashtu një panel të posaçëm për të negociuar me Maduron, duke synuar të marrë pjesë në një raund tjetër zgjedhjesh të planifikuara për vitin 2024.