Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa po ndërton një rezidencë shumëmilionëshe në Sarandë. Kështu raporton sot tabloidi britanik Page Six.
Gazeta shkruan se shtëpia e re e Duas në qytetin bregdetar, që ndodhet përballë ishullit të Korfuzit, do të ketë pamje madhështore nga deti Jon.
Dua Lipa, e lindur në Britani nga prindër emigrantë shqiptarë, Anesa dhe Dukagjin Lipa, iu dha shtetësia shqiptare në nëntor nga presidenti Bajram Begaj.
Fituesja e çmimit “Grammy” ka jetuar në Kosovë me familjen e saj nga mosha 11-15 vjeç.
“Unë nuk do ta ndryshoja këtë për asgjë, sepse me të vërtetë më ndihmoi të bëhesha kjo që jam.”- është shprehur Dua për origjinën e saj.
Në vitin 2016, këngëtarja e “Levitating” dhe babai i saj themeluan Fondacionin Sunny Hill për të mbledhur fonde me koncerte vjetore në Shqipëri për të ndihmuar njerëzit që përjetojnë vështirësi financiare.
Në verën e vitit 2021, ajo pushoi në Shqipëri me familjen dhe të dashurin e atëhershëm Anwar Hadid dhe darkoi me kryeministrin Edi Rama.
Lipa gjithashtu zotëron një shtëpi në Londër dhe disa makina sportive: një Jaguar I-Pace dhe një Jaguar F-Type.