Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Gëzuar Vitin e Ndryshimit


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar shqiptarët me rastin e Vitit të Ri.

Ish-Presidenti ka publikuar në rrjete sociale një video mesazh me urimin e tij.

Ai thotë se ky vit që vjen do të jetë viti i ndryshimit.

Të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër, bashkëkombas kudo ku jeni. Në prag të ndërrimit të viteve dhe afrimit të Vitit të Ri 2023, kam kënaqësinë që së bashku me këtë ekip të rinjsh e të rejash të mrekullueshëm nga selia e Partisë së Lirisë t’ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri 2023. Gëzuar Vitin e Ndryshimit!”-shkruan Meta.