2023 tashmë ka ardhur në disa vende, ku në festimet e Vitit të Ri nuk kanë munguar shfaqjet me fishekzjarre.
Kombi i Paqësorit i Kiribatit ishte i pari që mirëpriti vitin e ri, i ndjekur nga Zelanda e Re një orë më vonë.
Dhe mijëra njerëz u mblodhën gjithashtu në Sydney për shfaqjen e famshme të fishekzjarreve të qytetit australian. Viti i Ri 2023 ka trokitur edhe në Japoni e Korenë e Jugut, ku qindra mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshet kryesore të qyteteve për të shijuar spektaklin.

Njerëzit ishin mbledhur herët për të gjetur një vend për të parë fishekzjarrët e mesnatës mbi Shtëpinë e Operës së Sidneit

Ndërsa ka ende pak orë përpara se Tajlanda të shënojë vitin e ri, njerëzit janë tashmë në rrugë për të festuar

Ndërkohë në Kinë, edhe pse shumë do ta festojnë Vitin e Ri Kinez pas tre javësh, disa rajone po festojnë sot