Vendosni fjalën kyçe....

Avioni i WizzAir niset nga Tirana drejt Londrës, po devijon rrugën për të lënë katër shtetas grekë në Selanik (Denoncimi)


Avioni i kompanisë WizzAir që po fluturonte në linjën Tiranë-Londër ka ndaluar në mënyrë të papritur në Selanik për të lënë katër udhëtarë grekë, para se të nisej sërish për në kryeqytetin britanik.

Denoncimi është bërë nga gazetari i BBC e TCH, Ben Manaj, i cili shkruan në Facebook se përkundër zemërimit e kundërshtimit nga ana tjetër e udhëtarëve, avioni ka vijuar me uljen në Selanik.

“E pabesueshme! Sot në linjën e Wizzair Tiranë-Londër, avioni në vend që të nisej drejt Londrës, për katër grekë ka fluturuar fillimisht drejt Selanikut, përkundër zemërimit të pasagjerëve! Kjo ndodh vetëm me pasagjerë shqiptarë! Ose kjo është pjesë e Pakos se Madhe për shqiptarët që trajtohen si asnjë komb tjetër! Mirë që s’ka pasur ndonjë pasagjer për Ruanda!  A ka shtet që i mbron shqiptarët!?! Une e di përgjigjen! Nëse e dini, ma konfirmoni gjithësesi!” – shkruan Manaj në Facebook.