Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se u qëlluan me armë nga pronari i lokalit të natës në Prizren, humb jetën i riu nga Kukësi, plagoset shoku


Një 31-vjeçar nga Kukësi ka ndërruar jetë rrugën për në spitalin e Kukësit pasi dyshohet se është qëlluar me armë në Prizren.

Viktima është identifikuar si Visart Cengu ndërsa i plagosur me armë zjarri ka mbetur edhe Rufgen Shehu, ndërsa Arben Basha, nuk ka pësuar lëndime.

Të rinjtë i kanë thënë Policisë Kufitare në Morinë se dyshojnë se janë qëlluar me armë zjarri nga pronari i lokalit të natës ‘Kobra’ në Prizren, Dibran Hoxhaj, në kohën kur po largoheshin më makinë prej aty.

Dyshohet se tre të rinjtë janë përfshirë në konflikt fizik me pronarin e lokalit e më pas ai dyshohet se i ka qëlluar me armë zjarri kur po hipnin në makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ndërsa policia e Kukësit ka nisur komunikimin me atë të Prizrenit për të shkëmbyer informacion lidhur me ngjarjen.