Vendosni fjalën kyçe....

Putin dekret për pagimin e familjeve të ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë


Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për t’u paguar nga 5 milionë rubla (68.800 dollarë) si ndihmë për familjet e ushtarëve rusë që u vranë në luftën në Ukrainë.

Dekreti, që përfshin garanci shtesë sociale për ushtarët rusë, forcat e sigurisë dhe familjet e tyre, u publikua në faqen e internetit të Agjencisë Ruse të Informacioneve Ligjore.

Ndërkohë, sipas dekretit, 3 milionë rubla (41.300 dollarë) do t’u paguhen ushtarëve që u plagosën ose kaluan një traumë gjatë luftës.

Vendimi, i cili hyn në fuqi nga data e nënshkrimit, do të përfshijë familjet e ushtarëve që humbën jetën dhe ata që u plagosën që nga 24 shkurt kur filloi lufta Rusi-Ukrainë.