Vendosni fjalën kyçe....

Shtetasi shqiptar kapet me kanabis dhe 18 mijë paund në makinë


Një burrë është paraqitur në gjykatë pasi katër kilogramë kanabis dhe 18,000 paund cash u gjetën në një automjet pranë Penrith.

Florjant Buzali, 35 vjeç, po drejtonte një Volkswagen T-Cross, kur u ndalua nga policia pranë kryqëzimit më 25 nëntor.

Gjatë kontrollit në automjet, oficerët gjetën katër thasë të mbyllur me vakum 1 kg që përmbanin kanabis nën një ndarje të gomës rezervë si dhe para cash që vlerësohet të jenë rreth 18,000 £, u sekuestruan gjithashtu, raporton media angleze.

Raportohet se kanabisi vlen disa mijëra paund nëse do shitej në rrugë.

Buzali përballet me dy akuza: posedimin e kanabisit me qëllim tregtimit dhe posedimin e pasurisë kriminale, përkatësisht të parave cash.