Vendosni fjalën kyçe....

Albano Velo dyshohet se e planifikoi që në nëntor ekzekutimin e Edmond Papës, u kap ‘mat’ nga pamjet filmike


Albano Velo, i arrestuar lidhur me ekzekutimin me 9 plumba të Emond Papës më 16 dhjetor 2022 në Tiranë, dyshohet se e kishte planifikuar krimin që në nëntor.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Velo është porositësi i vrasjes së Papës ndërsa ekzekutor është një person i shpallur në kërkim.

Ajo theksoi se Velo, është parë nga kamerat duke lëvizur në lagjen e Papës që nga nëntori ndërsa dyshohet se vrasja është hakmarrje për ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt gjashtë muaj më parë, shkruan BW.

“Ishte një punë e mirë e Policisë së Tiranës. E kam thënë dhe në muajin qershor, kur ndërtova dinamikën e vrasjes së Sadikajt, pasi më rezultonte se ai dhe Papa kishin pasur lidhje shoqërore me njëri-tjetrin. Në momentin kur u ekzekutua Papa, kam bërë dhe lidhjen kriminale mes tyre. Albano Velo është autori i dyshuar, ndërsa Dilaver Velo babai i tij është pezulluar si polic. Velo dyshohet se ka bashkëpunuar me Sadikajn. Në muajin nëntor Velo ka filluar të thurë planin për ekzekutimin e Papës. Velo shfaqet ditë pas dite me automjetin e tij në lagje. A e ka survejuar viktimën që nga muaji nëntor. Ndërsa ngjarja është kundërpërgjigje për vrasjen e Sadikajt. Ai shfaqet me automjetin e tij pak para ngjarjes dhe me ekzekutuesin e tij. pasi është urdhëruesi dhe jo ekzekutoi, pasi 40-vjeçari e ka vrarë Papën. Ai ka treguar dhe një detaj se ekzekutori pasi e qëlloi me 9 plumba. U kap mat nga pamjet filmike, por dhe nga disa gjurmë të tjera.” – tha Lala.

Pas arrestimit të 30-vjeçarit Albano Velo, babai i tij Dilaver Velo, efektiv në Komisariatin 4 në Tiranë u pezullua nga detyra. Një person është shpallur në kërkim lidhur me ekzekutimin e Edmond Papës, ngjarje e ndodhur në rrugën ‘Fadil Bodinaku’ në Tiranë më 16 dhjetor 2022.