Kandidati për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi në një postim në rrjetet sociale ka thënë se Elbasani mbahet peng nga një parti dhe grup njerëzish.
Sipas Boçit ky grup njerëzish dhe politika kanë bërë që qytetit t’i mungojë një model zhvillimi ekonomik.
“Të shumtë janë ata që më bëjnë pyetjet: -Përse Elbasanit i mungon një model zhvillimi ekonomik?
-Përse s’ka një plan për zhvillimin e turizmit, përse qyteti nuk ndryshon, përse nuk modernizohet…?
Përse…? Përse…? Përse…?
Përgjigja është e thjeshtë:
Prej 16 vitesh Bashkia Elbasan mbahet peng nga një parti dhe një grup njerëzish si monopol interesash jo si shërbim dhe zhvillim për komunitetin dhe territorin!”-shkruan Boçi.