Enzo Fernandez mund ta ndërrojë mjedisin në afatin kalimtar të janarit.
Futbollisti argjentinas shkëlqeu në Kupën e Botës dhe tash klubet e njohura po mundohen ta transferojnë atë.
Chelsea mbi të gjitha, i cili është në negociata me Benfican për ta bërë të vetin mesfushorin qendror.
Bisedimet pritet të vazhdojnë edhe të mërkurën.
21 vjeçari dëshiron të lëvizë këtë muaj, por që për momentin është duke pritur për zhvillime të reja.
Interesim për Fernandezin ka shfaqur edhe Liverpooli, por ofertën e “Reds” prej 88 milionë funtesh e kishte refuzuar klubi portugez pas përfundimit të Kupës së Botës.
Benfica në fakt i kërkon mbi 100 milionë euro për kartonin e futbollistit.