Gjykata ka pranuar të shqyrtojë padinë e opozitës që kërkon shkrirjen e strukturës, e cila vendos çmimet e produkteve ushqimore, duke caktuar 31 janarin si ditën kur do zhvillohet beteja e parë ligjore midis demokratëve dhe Autoritetit të Konkurrencës.
Të ashtuquajtura borde të Transparencës tashmë do të duhet të kalojnë në filtrin Kushtetues.
Bordet e Transparencës, të cilat u ngritën nga qeveria në mars të 2022 për zbutjen e krizës së çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë, janë kundërshtuar gjithnjë nga opozita, duke i cilësuar ato si struktura që mbrojnë interesat e bizesmenëve qeveritarë në kurriz të qytetarëve.
Kjo padi, është një nga paditë e shumta që demokratët kanë bërë për shkrirjen e këtyre strukturave që i cilëson si pa asnjë normë transparence.