Vendosni fjalën kyçe....

Polonia reagon ashpër ndaj përkujtimit të bashkëpunëtorit nazist të Luftës së Dytë Botërore – Media


Nuk mund të ketë ‘asnjë nuancë’ kur bëhet fjalë për glorifikimin e bashkëpunëtorit nazist të Luftës së Dytë Botërore, Stepan Bandera në Ukrainë, tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki në një konferencë për shtyp të hënën.

Varshava nuk do tregonjë asnjë butësi ndaj atyre që ‘nuk duan të njohin krimet e tmerrshme’ të kryera nga nacionalistët ukrainas kundër polakëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, shtoi ai.

“Ne jemi jashtëzakonisht kritikë, e kemi një qasje shumë, shumë negativë ndaj çdo lavdërimi apo edhe kujtimi të Banderas.” – tha Morawiecki, duke komentuar një postim në Twitter nga parlamenti ukrainas, Verkhovnaya Rada, duke festuar atë që do ishte ditëlindja e 114-të e kreut të Organizatës së Nacionalistëve të Ukrainës (OUN), një grup ultranacionalist që ekzistonte gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kishte krahun e vet paraushtarak, të njohur si Ushtria Kryengritëse e Ukrainës (UPA).

Në postimin, i cili më vonë u fshi mes protestave nga Polonia, Izraeli e SHBA-ja, parlamenti ukrainas citoi Banderan të ketë thënë se ‘fitorja e plotë dhe supreme e nacionalizmit ukrainas do jetë kur Perandoria Ruse të pushojë së ekzistuari’. Rada më pas tha se shefi modern i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valery Zaluzhny, është ‘i vetëdijshëm për udhëzimet’ e Banderas. Vetë gjenerali u shfaq në një postim tjetër në Tëitter, i fotografuar me një portret të madh të Banderas në sfond.

“Nuk mund të ketë asnjë nuancë këtu,” këmbënguli Morawiecki, duke u zotuar të jetë ‘shumë, shumë i qartë për këtë herën tjetër që do ketë një mundësi për të biseduar me kryeministrin e Ukrainës Denis Shmygal.

Kryeministri polak e quajti Bandera-n ‘një ideolog të kohërave kriminale, kohërave të luftës’ që panë ‘krime të tmerrshme ukrainase’. Nuk do të ketë ‘butësi’ për ata që kundërshtojnë të pranojnë se ‘gjenocidi i tmerrshëm’ që polakët pësuan nga duart e nacionalistëve ukrainas gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte ‘diçka e paimagjinueshme’, shtoi ai.

Bandera është njohur zyrtarisht si hero kombëtar në Ukrainë që nga viti 2010. Nacionalistët ukrainas përkujtojnë rregullisht ditëlindjen e tij më 1 janar me marshime me pishtarë dhe demonstrata të mëdha. Polonia e Izraeli e lidhin atë me vrasjet masive të polakëve dhe hebrenjve të kryera nga nacionalistët ukrainas gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 2016, parlamenti polak njohu të ashtuquajturat Masakrat e Volynit si gjenocid nga militantët e UPA. Në vitin 2018, presidenti polak Andrzej Duda nënshkroi një projektligj që ndalonte promovimin e ideologjisë së lidhur me Stepan Bandera.

Izraeli gjithashtu i ka bërë vazhdimisht thirrje Kievit që të mos lavdërojë ‘kriminelët e luftës apo të rehabilitojë bashkëpunëtorët e kohës së luftës’.