Senatori republikan Marco Rubio ka deklaruar se shkollat në SHBA janë kthyer në gropa të indoktrinimit marksist.
Në platformën e tij për ‘Rinovimin amerikan’, politikani që përfaqëson Floridan tha se dhjetëvjeçarë të tërë të një establishmenti dypartiak e kanë çuar SHBA-në në zgrip duke parashtruar tre detyra kryesore për daljen nga gjendja.
“Së pari, ne duhet të riekuilibrojmë ekonominë tonë të brendshme duke vendosur Ëall Street-in në vendin e tij. Kjo nënkupton forcimin e mjeteve për të bllokuar dhe ndëshkuar investimet që minojnë sigurinë kombëtare, dhe nxitjen e investitorëve për të rikthyer kapitalin në Amerikë dhe për ta vënë atë në punë për të rigjallëruar kapacitetin tonë inovativ dhe produktiv.
Detyra jonë e dytë është të kthejmë industritë jetike në Amerikë. Së paku, ne duhet t’i bëjmë organizatat të punojnë së bashku për të investuar në gjëra që në të vërtetë kanë rëndësi.
Së fundi, ne kemi një detyrim për të rindërtuar fuqinë punëtore të Amerikës. Nëse sindikatat dëshirojnë të mbrojnë importimin e fuqisë punëtore të lirë të huaj, atëherë ne duhet të ndjekim mekanizma alternativë për të mbështetur punëtorët.” – thuhet në maninifesin e Senatorit Rubio.
Ai shtoi më tej se shkollat ishin kthyer në gropa të indoktrinimit marksist ndërsa ceku edhe çështjen e përballjes me Kinën.
“Ka shumë më tepër për të bërë, sigurisht. Shkollat tona janë një gropë e indoktrinimit marksist. Edhe lufta për jetën mbetet prioritet. Big Tech mbetet gjithashtu shumë e fuqishme. Detyra jonë më e madhe mund të jetë ta detyrojmë njollën e vjetëruar të politikës së jashtme të ripërcaktojë prioritetet dhe të fokusohet në kërcënimin më urgjent të Amerikës: Partinë Komuniste Kineze.” – vijon manifesti.